Crregullimet Psikologjike (kriteret e DSM-IV).


Crregullimi i panikut.
Ne nje atak paniku, ankthi fillon papritur dhe pakujtuar dhe shume shpejt ngrihet ne nivele te larta.  Njerezve, te cilet pesojne atak paniku, bota perreth e qark i’u duket e pavertete dhe jashte trupit te vet (derealizim) ose vete atyre mund t’iu duket vetja e pavertete dhe sikur kane humbur kontrollin e vetes apo po cmenden (depersonalizim).  Mbi te gjitha ato mund te kene ndjenjen e paaftesuse per tu larguar – ata do te humbin kontrollin, do te cmenden ose vdesin.  Ne te vertete pacientet qe e shohin te kalojne nje crregullim paniku, kur kthehen nga spitali edhe pse e kane degjuar te mos kene asgje, kane friken e vdekjes nga ndonje atak zemre.  Mendime te tilla katastrofike e dallojne crregulluimin e panikut nga crregullimet e tjera te ankthit.  Nje
atak paniku zakonisht zgjat disa minuta, por mund te zgjase edhe me ore.  Kur mbaron personi ndihet jashtezakonisht i lodhur, sikur t’i kishte mbijetuar nje eksperience traukatike.  Mund te ndodhe nje here ne jave ose edhe me shpesh.
Ka dy lloj atakesh paniku :
1. ataket e papritura.
Ne ataket e papritura, ato duket sikur personit i ndodhin papritur, te palidhura me ndonje situate apo stimul specifik.
2. ataket situacionale.
Ndodhin ne pergjigje te disa situatave te tilla si psh : nje gjarper.
Ndodh qe njerezit me crregullim paniku te mos jene ne gjendje te shkojne gjekundi – ne pune, kinema, supermarket – pa friken se mos nje atak paniku do ti zere ata.  Disa edhe nuk dalin pothuajse fare nga shtepia.  Ky eshte nje komplikim i crregullimit te panikut qe quhet agrofobi ose “frika nga vendet e populluara”.

Kriteret e DSM IV R.
Atak i panikut.
A. Nje episod diskret frike intesive ose diskomforti, ne te cilin kater (ose me shume) nga simptomat e meposhtme zhvillohen me shpejtesi dhe arrijne kulmin ne 10 minuta :

1) rrahje te shpejta zemre.
2) djersitje.
3) dridhje.
4) ndjenje e marrjes se frymes.
5) ndjenje mbytjeje.
6) dhimbje ose shqetesim ne kraharor.
7) shqetesime ne bark ose ndjenje te vjelli.
8) marrje mendsh ose te fiket.
9) ndjenje depersonalizimi ose dhe derealizimi.
10) frike nga humbja e kontrollit ose te cmendurit.
11) frike nga vdekja.
12) mpirje.
13) te nxehte ose te ftohte (mornica).

Agrofobia.
A. Ankthi nga vendet ose situatat, nga te cilat largimi mund te jete i veshtire ose i sikletshem, ose ne te cilat ndihma mund te mos jete e pershtatshme, e vlefshme ne rastin e nje situate te predispozuar.  Ataku i panikut ose simptoma te ngjshme me panikuin.  Frikerat agrofobike perfshijne situata te tilla si te qenit jashte shtepise vetem, te qenit ne nje turme ose rruge, ure, duke udhetuar ne autobus, tren ose makine.
B. Situatat shmangen ose perjetohen me stres te madh ose me ankthin e te paturit te nje ataku paniku dhe kerkojne pranine e nje shoqeruesi.
C. Ankthi ose shmangia fobike nuk percaktohet me mire nga ndonje tjeter crregullim mendor te tille si : Fobia sociale ose ajo specifike.  Crregullimi obsesiv – kompulsiv, stresi postraumatik, ose crregullimi i ankthit te ndarjes.

Crregullimi i panikut pa agrofobi.
A. Te dyja (1) dhe (2) :

1) Atake paniku te papritura.
2) Te pakten nje atak ka vazhduar perreth 1 muaj ose me shume dhe eshte shoqeruar nga 1 ose me shume e simptomave te meposhtme :

a) shqetesim i vazhduar per perseritjen e atakut.
b) shqetesim mbi implikimet e atakut ose pasojat e tij (humbje kontrolli, vdekje, cmenduri, atak zemre).
c) nje ndryshim i rendesishem ne sjelljen e personit qe lidhet me atakun.

B. Mungesa e agrofobise.
C. Ataket e panikut nuk lidhen me efektet fiziologjike te ndonje substance ose kushti tjeter mjekesor.
D. Ataket e panikut nuk percaktohen me mire nga ndonje tjeter crregullim mendor te tille si Fobia sociale ose ajo specifike, Crregullimi obsesiv – kompulsiv, stresi postraumatik, ose crregullimi i ankthit te ndarjes.

Agorafobia pa histori te crregullimit te panikut.
A. Prania e agorafobise te lidhur me friken e zhvillimit te simptomave te ngjashme me panikun (diarre ose marrje mendsh).
B. Kriteret per crregullimin e panikut asnjehere nuk jane plotesuar.
C. Shqetesimi nuk lidhet direkt me ndonje efekt fiziologjik te ndonje substance ose kushti tjeter mjekesor.
D. Nese ndonje kusht tjeter mjekesor eshte i pranishem, frika ne kriterin A edhe me e tepruar.


Crregullimi i ankthit te pergjithesuar.
Disa studiues mendonin se kjo gjendje eshte gjendje “mbetese” e cregullimit te panikut por disa studiues te tjere arriten te gjenin tre dallime qe kundershtonin hipotezen se crregullimi i ankthit te pergjitesuar eshte gjendje mbetese e crregullimit te panikut :
1. Simptomat e tyre jane te ndryshme.  Simptomat e crregullimit te ankthit te pergjithesuar sugjerojne hiperkreativitet te SNQ, kurse simptomat e crregullimit te panikut duken te jene te lidhura me aktivizimin e SNA.
2. Crregullimi i ankthit te pegjithesuar ka nje zhvillim me gradual dhe me kornik se crregullimi i panikut.
3. Kur is hohim precedentet e ketyre crregullimeve ne nje familje ato ndryshojne.  Mendohet se psh : kusherinjte e pare vuajne nga i njejti crregullim.

Kriteret e DSM IV-R per CAP (Crregullimi i Ankthit te Pergjithesuar).
A. Ankth dhe shqetesim i tepruar qe ndodh per shume dite ose per te pakten 6 muaj mbi disa aktivitete ose ngjarje.
B. Personi e ka te veshtire ta kontrolloje ankthin dhe shqetesimin.
C. Ankthi dhe shqetesimi shoqerohet me 3 ose me shume nga 6 simptomat e meposhtme dhe eshte i pranishem shumicen e diteve per nje periudhe te pakten 6 mujore :
1) ndjenje sikur je mbi gjemba.
2) ndjenje lodhjeje te shpejte.
3) veshtiresi ne perqendrim.
4) irritueshmeri.
5) tension muskulor.
6) veshtiresi gjumi.

D. Fokusi i ankthit dhe shqetesimit nuk nderhyn ne tablone klinike te nje crregullimi tjeter si ai i panikut, fobise, sociale, crregullimit obsesiv – kompulsiv, ankthit te ndarjes, anoreksise nervore, crregullimit te somatizimit, hipokondrize, etj.
E. Shqetesimi ose ankthi shkakton stres ose demtim ne funksionimin social, okupacional ose akademik.
F. Shqetesimi nuk lidhet me ndonje efekt fiziologjik te ndonje substance ose kushti tjeter mjekesor dhe nuk ndodh gjate crregullimit psikotik, crregullimit pervaziv te zhvillimit ose crregullimit te humorit


Fobia.
Psikopatologet e percaktojne fobine si shmangie nga nje situate apo objekt qe jashte rrezikut per cdo individ qe e quan kete si shume te tmerrshme.
Pra nje fobi perfshin dy faktore :
a) nje frike te tmerrshme te vazhdueshme nga nje situate ose objekt, por pa kercenim real.
b) shmangie te stimulit fobik.
Kemi dy lloj fobie :
1. Fobia specifike.
Kjo fobi i referohet frikes se jashtezakonshme te shkaktuar nga prezenca e objekteve specifike ose situatave te ndryshme.  Disa prej llojeve me te shfaqura te fobise speciofike jane akrofobia (fobia nga lartesite), klaustrofobia (vendet e mbyllyra).

2. Fobia sociale.
Keta njerez shmangin performancen e disa veprimeve para njerezve te tjeter, nga frika e poshterimit.  Personi ka ankth te madh dhe te vazhdueshem, irracional.  Situata te tilla jane : te folurit ne publik, te ngrenit ne publik dhe perdorimi i tualeteve publike.  Kjo fobi shkaterron vete-besimin.
Fobia sociale mund te jete e pergjithesuar apo specifike.

Kriteret e DSM IV-R per Fobine Specifike e ate Sociale.
Fobia specifike.
A. Frike e paarsyeshme nga prania ose parashikueshmeria e ndonje objekti ose situate (fluturimi me avion, lartesia, kafshet, berja e nje injeksioni, marrja e gjakut).
B. Ekspozimi ndaj stimulit fobik provokon nje pergjigje te menjehershme ankthi, e cila mund te marre formen e nje ataku paniku te predispozuar.
C. Personi e kupton se frika e tij eshte e ekzagjeruar ose e paarsyeshme.
D. Situata fobike shmanget ose perjetohet me ankth e stress te madh.
E. Kjo shmangie ndikon ne jeten e perditshme te personit, ne fushat akademike, profesionale apo sociale.
F. Ne individet ne 18-vjec, kohezgjatja e shqetesimit duket te jete te pakten 6 muaj.
G. Ankthi, Ataku i Panikut ose shmangia fobike qe shoqeron situaten ose objektin specifik nuk percaktohet me mire nga ndonje crregullim tjeter mendor te tille si crregullimi obsesiv-kompulsiv, stresi post-traumatik, ankthi i ndarjes, fobia sociale, crregullimi i panikut me agorafobi ose agorafobia pa histori crregullim paniku.

Tipi:
Tipi i kafsheve : frika lidhet me kafshet ose objektet.  Fillimi eshte kryesisht ne femijeri.
Tipi mjedisor : frika lidhet me kushtet atmosferike e mjedisore te tilla si stuhite, lartesite ose uji.   Fillimi eshte kryesisht ne femijeri.
Tipi i frikes nga gjaku ose injeksionet : frika lidhet me shikimin e gjakut ose plage te ndryshme ose ndonje procedure tjeter mjekesore.
Tipi situacional : frika lidhet me situata specifike te tilla si transporti publik, tunelet, urat, ashensoret, fluturimi, te udhetuarit me makine, vendet e mbyllyra.
Tipe te tjeret : frika lidhet me stimuj te tjere.


Fobia sociale.
A. Frike e vazhdueshme dhe e dallueshme ne nje ose disa situata performative ose sociale ne te cilat individi ekspozohet ndaj njerezve te panjohur.  Individi frikesohet se ai do te veproje ne nje menyre (ose do te tregoje simptoma ankthioze) qe do te poshterohet ose vihet ne siklet.
B. Ekspozimet provokojne ankth, i cili mund te marre edhe formen e atakut te panikut.
C. Personi e kupton se frika e tij eshte e paarsyeshme.
D. Situatat performative ose sociale shmangen ose suportohen me stres e ankth.
E. Shqetesimi i personit i ndikon atij jeten e perditshme ne funksionimin e tij akademik, profesional ose social.
F. Ne individet nen 18-vjec, kohezgjatja e shqetesimit duket te jete te pakten 6 muaj.
G. Frika ose shmangia nuk percaktohet me mire nga ndonje crregullim tjeter mendor te tille si crregullimi obsesiv-kompulsiv, stresi post-traumatik, ankthi i ndarjes, fobia sociale, crregullimi i panikut me agorafobi ose agorafobi pa histori crregullim paniku.
H. Nese ndonje kusht tjeter mjekesor ose ndonje crregullimi tjeter mendor eshte i pranishem, frika e kriterit A eshte e palidhur me te.


Crregullimi Obsesiv-Kompulsiv.
Ky crregullim eshte nje crregullim ankthi ku mendja zhytet ne mendime te vazhdueshme te pakontrollueshme ose individi perserit vazhdimisht veprime duke i shkaktuar vetes stres dhe veshtiresi ne jetetsen normale.
Nje obsesion eshte nje mendim ose nje imazh intruziv ne te ndergjegjshem e nje individi : personi e ka te veshtire ta shtype kete mendim qe kthehet vazhdimisht.
Nje kompulsion eshte nje veprim qe nje person ndjen ta beje vazhdimisht si stereotip, edhe pse nuk ka deshire ta beje.


Kriteret e DSM IV-R per crregullimin Obsesiv-Kompulsiv.
A. Ose obsesione ose kompulsione :
Obsesionet percaktohen nga :
1. mendime, impulse ose imazhe te vazhdueshme qe perjetohen gjate shqetesimit si intrusive dhe te papershtatshme qe shkaktojne ankth dhe stres.
2. mendime, impulse ose imazhe te vazhdueshme qe nuk lidhen me shqetesime te jetes se perditshme.
3. personi tendon t’i injoroje ose shtype keto mendime ose impulse ose ti neutralizoje ato me ndonje mendim ose veprim.
4. personi e kupton se keto mendime jane produkt i mendjes se tij.


Kompulsionet percaktohen nga :
1. sjellje te perseritura (larja e duarve ose rregullimi) ose veprime mendore (lutja, numerimi, fjale qe perseriten) per te cilat personi ndjen nevojen dhe urgjencen per t’i performuar ne pergjigje te nje obsesioni.
2. sjellja ose veprimet mendore kane per qellim te reduktoje stresin ose te parandaloje disa situata te pakendshme.

B. Personi e kupton se frika e tij eshte e paarsyeshme.
C. Obsesionet ose kompulsionet shkaktojne stres dhe harxhim kohe (me shume se 1 ore ne dite) ose nderhyjne ne rutinen e perditshme te personit dhe funksionimin e tij akademik, profesional ose social.
D. Nese ndonje crregullim tjeter eshte i pranishem, permbajtja e obsesioneve ose kompulsioneve nuk eshte e lidhur me te (psh : crregullime te te ngrenit, crregullimi dismorik i trupit, etj).
E. Shqetesimi nuk eshte i lidhur me ndonje efekt tjeter fiziologjik te substances.


Crregullimi i Stresit Post-Traumatik.

Kriteret e DSM IV-R.
A. Personi i eshte espozuar nje ngjarjeje traumatike ne te cilen dy te meposhtmet kane qene te pranishme :

1) personi perjeton ose deshmon ose eshte perballur me nje ngjarje qe eshte vdekjeprurese per te ose mund te shkaktoje demtim serioz, ose demtim te vetes ose te te tjereve.
2) pergjigjja e personit perfshin frike, pandihmueshmeri ose tmerr.

B. Ngjarja traumatike riperjetohet ne nje ose me shume menyrave te meposhtme :

1) perjetime te vazhdueshme dhe intruisive te ngjarjes, perfshire ketu imazhe, mendime ose perceptime.
2) endrra te vazhdueshme me permbajtje ngjarjen ose makthe naten.
3) te vepruarit ose te ndjerit sikur ngjarja traumatike po rindodh (perfshi ndjenjen e riperjetimit te eksperiences, iluzioneve, halicunacioneve, flashbackeve).
4) stres i tepert psikologjik ndaj ndonje simptome qe ngjan ose simbolizon ndonje aspekt te ngjarjes traumatike.
5) reagueshmeri fiziologjike ndaj ekspozimit te ndonje karakteristike te ngjarjes.

C. Shmangie e vazhdueshme e stimulit qe shoqeron traumen dhe mpirje e pergjithshme ne reagime qe evidentohet nga 3 ose me shume simptoma te meposhtme :

1) perpjekje per te shmangur mendimet, ndjenjat, ose bisedat qe lidhen me traumen.
2) perpjekje per te shmangur aktivitetet, vendet ose njerezit qe nxisin kujtimin e traumes.
3) paaftesi per te kujtuar ndonje aspekt te rendesishem te traumes.
4) interes i ulet per pjesmarrje ne aktivitete te rendesishme.
5) ndjenje detashimi ose boshesie.
6) afekt i munguar.
7) ndjenje paaftesie per te pare te ardhmen.

D. Simptoma te vazhdueshme te nxitjes (jo te pranishme perpara traumes), qe evidentohen nga 2 ose me shume siptomave te meposhtme :

1) veshtiresi per te rene ne gjume.
2) irritueshmeri ose zemerim.
3) veshtiresi per t\u perqendruar.
4) hipervigjilence.
5) reagueshmeri shume e larte dhe e ekzagjeruar.

E. Kohezgjatja e simptomave te jete me shume se 1 muaj.
F. Shqetesimi i ndikon personit jeten e perditshme ne funksionimin e tij akademik, profesional ose social.

Shenim :
Akut :  nese kohezgjatja e simptomave eshte me pak se 3 muaj.  Ne crregullimin e stresit akut, shqetesimi zgjat te pakten 2 dite dhe maksimalisht 4 jave dhe ndodh brenda 4 javesh te ndodhjes se ngjarjes traumatike.
Kronik : nese kohezgjatja e simptomave eshte 3 muaj ose me shume.
Me fillim me vone : nese fillimi i simptomave eshte te pakten 6 muaj pas traumes.
Crregullimet Disociative.
Amnezia Disociative.
Amnezia eshte humbja totale apo e pjesshme e eksperiencave te kaluara, me shkak goditjen e kokes ose crregullime te trurit.  Disa amnezi mund te ndodhin pa ndonje shkak organik, por si nje pergjigje e stresit psikologjik.  Ka disa menyra per te dalluar amnezite disociative  nga ato organike.
- Amnezia disociative eshte pothuajse gjithnje anterograde, shperthen pas nje kohe qe stresi ka ndodhur, kurse amnezia organike eshte retrograde, pas nje periudhe te ngjarjes.
- Amnezite disociative jane selektive, ku individet harrojne ngjarje jo te kendshme qe i kane ndodhur gjate jetes, harrojne traumat e shkaktuara.
- Individet me amnezi disociative shqetesohen me pak se ata me amnezi organike per cfare ndodh ne mjedisin perreth.
- Individet me amnezi disociative ka te ngjare qe ngjarjet t’jua kujtosh permes hipnozes.

Dallojme 5 lloje amnezish :
1. Amnezi e lokalizuar, ne te cilen te gjitha ngjarjet ndodhin gjate nje periudhe kohe te kufizuar duke u bllokuar ne kujtese.  Psh : nje burre ka shpetuar nga zjarri dhe nuk mban mend fare ngjarjen.
2. Amnezi selektive ku individi harron ngjarjet kryesore qe kane ndodhur gjate nje kohe te caktuar.  Psh : ne rastin e mesiperm burri kujton zjarrefikesit, ambulancen, por harron gjithe te tjerat, femijet e tij te humbur ne kete tragjedi.
3. Amnezia e pergjithesuar ku individi harron gjithe te kaluaren.
4. Amnezi vazhduar ku personi harron te gjitha ngjarjet qe ndodhin pas nje periudhe kohe dhe deri ne te tashmen dhe ngjarjet qe ndodhin me pas.
5. Amnezi e sistematizuar ku personi harron vetem nje kategori specifike te informacionit : kujtimet e tjera nuk preken.

Kriteret e DSM IV-R.
A. Shqetesimi predominant eshte nje ose me shume episode paaftesi per te  kujtuar informacionin e rendesishem personal, zakonisht i nje natyre traumatike ose stresante, qe eshte i zgjatur ne kohe per t’u shpjeguar prej harreses se zakonshme.

B. Shqetesimi nuk ndodh gjate crregullimit te identitetit disociativ, fuges disociative, crregullimit te stresit posttraumatik, atij akut, te somatizimit dhe as eshte i lidhur me ndonje efekt fiziologjik te ndonje substance.

C. Shqetesimi shkakton stres ne fushat e funksionimit.


Fugat Disociative.
Ne fugat disociative humbja e kujteses eshte me e gjate dhe me e thelle.  Gjate tyre personi jo vetem qe harron gjithe te kaluaren e tij papritur, por ai edhe ndermerr udhetime larg shtepise si dhe nderrmer nje identitet te ri.  Fugat eshte nje lloj amnezie e levizsshme.  Fugat mbarojne papritur kur viktima zgjohet dhe eshte plotesisht amnezike per te kaluaren ne fuge.  Gjeja e fundit qe ata mbajne mend eshte largimi nga shtepia ne mengjesin e largimit.  Fuga mund te zgjase edhe pak ore deri disa vite.  Zakonisht ndodhin kur personi perjeton stres te madh si zenka martesore, refuzime personale, katastrofa natyrore.  Sherimi kerkon kohe dhe eshte shpeshhere i plote.

Kriteret e DSM IV-R.
A. Shqetesimi eshte nje udhetim i papritur larg shtepise ose larg vendbanimit te personit me paaftesine per te kaluar personale.

B. Konfuzion mbi identitetin personal ose marrje e nje identiteti te ri (pjeserisht ose plotesisht).

C. Shqetesimi nuk ndodh gjate rrjedhes se crregullimit te identitetit disociativ dhe nuk eshte i lidhur me efektet fiziologjike te ndonje substance.

D. Shqetesimi shkakton stres ne fushat e funksionimit.


Crregullimet e idenitetit disociativ.
Ai njihet ndryshe edhe me emrin e personalitetit te shumefishte kuy secili prej tyre eshte i mireintegruar dhe mund te sjelljet e personit.  Nje prej personaliteteve mund te jete amnezik per eksperiencat e personaliteteve te tjera.  Personalitetet mund te jene nga 2 ose edhe me shume.  Cdo personalitet mund te jete kompleks me sjelljet e tij, kujtimet dhe marredheniet e tyre.  Secili percakton natyren dhe veprimet e individit ne kohen qe eshte duke komanduar.  Secili prej personaliteteve ka zakone te caktuara, mund te kene pikpamje dhe deshira te ndryshme dhe madje dhe alergji te ndryshme ndaj substancave.  Pacienttet disociative mund te dhunojne veten ne rastet kur nje personalitet priret te vrase tjetrin.  Te tilla perpjekje homicide te brendshme jane raportuar nga shume paciente.
Ne disa raste nje personalitet do te perfshije nje ngjarje traumatike, per te cilen te tjeret nuk jane te ndergjegjshem.  Ne raste te tjera, personalitetet mund te ndajne jeten emocionale ne emocione ekstreme.  Sherimi eshte me pak i plote dhe zgjat ne kohe.

Kriteret e DSM.
A. Prania e dy ose me smhume identiteteve te dallueshme ose gjendjeve te personalitetit (secili prej tyre me modelet e veta te perceptimit, lidhjes e marredhenieve dhe te menduarit mbi boten e veten).

B. Te pakten dy nga keto identitete ose gjendje personaliteti marrin ne kontroll sjelljen e personit.

C. Paaftesi per te kujtuar informacionin personal te rendesishem qe nuk te justifikohet permes harreses se perkohshme.

Share |
comments