Psikoterapia : KURA e SHPIRTIT - Irena Hysenaj

Irena Hysenaj
Fragment terapie nga A. Adler shkeputur nga libri : " Historite qe Kurojne"
James Hillman

Cdo analizë psikoterapie përmban një pyetje e cila vjen nga vetë pacienti ose pyetja që terapisti i bën vetes kur ka përballë një pacient.

Pyetje që unë i bëj vetes është: “ cfarë tjetër kërkon pacienti në të vërtetë? Cfarë qëndron pas pyetjes që ka formuluar në fillim?”

Përgjigjet për këtë pyetje nuk janë asnjëherë aq të thjeshta si ato që lexojmë në libra ku thuhet se pacienti kërkon: “ ta duan” , apo “kërkon të clirohet nga një simptomë”, apo “kërkon të shpëtojë apo përmirësojë një marrëdhënie....”

“Pyetjen ” e pacientit nuk e kënaq as nevoja e një terapistit për të ndihmuar të tjerët apo dëshira e tij për të krijuar një marrëdhënie të thellë me njerezit, nevoja për të analizuar psiken etj.

Ajo që në të vërtetë pacienti kerkon është goxha e komplikuar: është dicka të cilës , kur mendojmë se i jemi afruar, pacienti tërhiqet e thotë : - “ Jo nuk është kjo ajo që doja të thoja” .

Eshtë kjo paqartësi /pasiguri që shpreh pacienti, motivi për të cilin jemi në terapi ; një “faktor i tretë” që mban në lëvizje në mënyrë të qëllimtë dhe enigmatike objektivin tonë terapeutik.
Këtë moment ndërhyrje reflektive , këtë “faktor të tretë” në eksperiencën terapeutike unë ia atribuoj SHPIRTIT.

Jam i bindur se pacienti dhe unë jemi në këtë marrëdhënie terapie sepse është ai që na mban aty përmes transferencës, simptomave, enigmës së ëndrrave: fenomene këto, jo plotësisht të qarta..

Por ajo që mbi të gjitha na mban në këtë marrëdhënie është ndjesia se po shkojmë drejt dickaje thellësisht të rëndësishme , që nuk mund të indentifikohet lehtë nga analiza e arsyeshme.
Kjo dëshirë jo qartë e përcaktueshme na bën të ndjehemi inferiorë, është një inferioritet ku shpirti na con.

Një mënyrë për të qetësuar këtë pasiguri (paqartësi) është të shkohet pikërisht tek shpirti , për të kuptuar cfarë do, pavarësisht nga ajo që thotë pacienti e pavarësisht nga ajo që thotë diagnoza e mjekut..

Share |
comments