Kanuni i Leke Dukagjinit

Link-u i shkarkimit ndodhet ne fund te postimit.

E drejta zakonore eshte nje kategori historike shoqerore qe ka lindur qe ne fazat e para te diferencimit klasor, kur u be i domosdoshem rregullimi juridik i maredhenieve dhe sjelljeve te njerezve ne bashkesine shoqerore. Kjo nevoje e zhvillimit te njerezimit patjeter qe gjeti pasqyrim edhe ne shoqerine shqiptare. Ne vite ne Shqiperi vepruan nje sere rregullash sjelljeje duke formuar te drejten zakonore shqiptare. Kjo bashkesi rregullash per shkak te territorit ne te cilin kane vepruar eshte njohur me emrat Kanuni i Leke Dukagjinit, Kanuni i Laberise dhe Kanuni i Skenderbeut. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte mbledhur ne dhjetevjecarin e pare te shekullit te XX nga kleriku katolik Shtjefen Gjecovi. Per te pare se si eshte rregulluar istituti i pavlefshmerise se veprimeve juridike sipas kesaj te drejte do ti referohemi pikerisht shkrimit qe i ka bere ketyre normave Shtjefen Gjecovi.  Duhet thene qe ne fillim se e drejta e detyrimeve ne kete permbledhje ze nje vend relativisht te vogel qe vjen si pasoje fillimisht, e kufizimit te maredhenieve kontraktore e ekonomike te kohes si edhe per shkak se, sic pranohet edhe nga studiuesit e
tjere te te drejtes zakonore pasqyrimi i ketyre normave eshte bere disi i manget. Gjithsesi do ti referohemi atyre normave qe gjejne pasqyrim ne kete Kanun.

Duke veshtruar pjesen qe ben fjale per te drejten e detyrimeve ne Kanunin e Leke Dukagjinit veme re se nuk ka ndonje vendosje skematike te institutit te pavlefshmerise, por ate e gjejme te rregulluar ne forme te shperndare dhe te emertuar ne menyra te ndryshme.  Duhet vecuar qe pjesa qe ben fjale per pavlefshmeri i referohet ne te gjitha rasteve kontrates se shitjes kuptohet si maredhenia e ndeshur me shpesh ne qarkullimin civil te kohes.

Ne nenin 345/3 sanksionohet parimi qe "kudo qe ta gjeje gjane e vet i zoti e merr". Sipas kesaj dispozite shitja e nje sendi te vjedhur eshte kurdohere e pavlefshme dhe bleresi detyrohet t'ia kthjeje sendin shitesit dhe te marre prej tij parate e paguara.

Ne nenin 346 perdoret termi "treg i paligjshem" i cili perkufizon gjendjen e nje obligimi i cili nuk krijon asnje pasoje pra nje pavlefshmeri apsolute. Ne kete dispozite merret ne mbrojtje instituti i garancise se ekzekutimit te detyrimeve qe ne kete rast perfaqesohet nga kapari. Sipas saj eshte e pavlefshme shitja e sendit qe i behet nje personi te ndryshem nga ai qe ka paguar kapar dhe shitesi eshte i detyruar qe sendin t'ia dorezoje personit qe ka paguar kaparin.  Ne menyre te vecante rregullohet e drejta e parablerjes se tokes mosrespektimi i se ciles passjell pavlefshmeri te tregut. E drejta e parablerjes i njihet :kusherinjve ,vellazerise,fisit e kufitareve. Ne qoftese toka shitet pa u respektuar kjo e drejte cdokush nga kategoria e personave qe gezojne te drejten kane te drejte te kerkojne qe tregu te "shkemehet". Ne dispoziten qe rregullon kete rast bie ne sy nje trajtim disi i vecante i shitesit qe realizon nje shije te tokes pa respektuar te drejten e pareblerjes, megjithese bleresi ia ve ne dukje qe duhet ta respekoje. Kanuni mban ne kete rast qendrim ndeshkues vetem per shitesin duke renduar vetem mbi te dhe jo mbi bleresin pasojat e "keqebesimit " po ta quajme keshtu. Jo vetem kaq por ndeshkimi ne kete rast del disi nga natyra civile e pergjegjesise dhe merr karakter penal. Ndeshkimi qe perfaqesohet prej nje gjobe vendoset duke konsideruar rendesine e fajit te shitesit dhe jo vleren e demit qe mund te jete shkaktur si pasoje e shkeljes se te drejtes. Ky rregullim ka shpjegimin e tij ne karakterin ndeshkimor te te gjithe Kanunit i cili tentonte qe nepermjet respektimit te rregullave te tij te mbante nen kontrroll gjithe entitetin shoqeror te kohes. Ne vazhdim te ketij arsyetimi shkelja e te drejtes se parablerjes per vete rendesine e saj nuk mund te kalohej pa ndeshkim.  Kanuni vendos rregulla ne nenin 350 edhe per respektimin e se drejtes se riblerjes duke detyruar bleresin qe te mos ia shese sendin e blere me kete kusht asnje njeriu tjeter pa ia ofruar me pare shitesit . Megjithese ne kete dispozite nuk parashikohet pavlefshmeri ne rast se sendi shitet pa u respektuar kjo e drejte, mendoj qe edhe ne kete rast do te kemi pavlefshmeri te shitjes duke perdorur arsyetimin qe beme me lart per natyren ndeshkimore te Kanunit i cili nuk mund ti jepte vlere nje sjellje qe vjen ne kundershtim me ate qe ai urdheron.






Share |
comments