Mendimi juaj per vrasesin ?

Krimi makabër ka zyrtarisht për autor të moshuarin, i njohur i familjes Vata, me vajzën e tretë të së cilës deklarohet se kishte marrëdhënie intime prej vitesh. I marrë në pyetje dhe i vënë përballë provave, ai ka rrëfyer masakrën, që nga momenti që e ka nxjerrë studenten nga shtëpia në mes të natës e deri te gjetja e kokës, vetëm 150 metra larg vendit ku u zbulua trupi i gjymtuar. Në asnjë moment i moshuari nuk ka pranuar se vajza ishte detyruar të kryente marrëdhënie me të, duke u shprehur se kishte ndodhur me pëlqimin e saj.

Shaban Norja, i cili ia kishte shitur tokën ku familja Vata ndërtoi shtëpinë vite më parë, pas shpërnguljes nga Kukësi, ka rrëfyer se ishte në dijeni të shtatzënisë së 18vjeçares. Sipas tij, ata ishin takuar dhe gjatë muajve të verës, kur vajza nuk ishte në shkollë, sidomos në orët e vona. Pikërisht natën kur ka ndodhur krimi, Shabani kishte folur me Ajshen në telefon,
duke i kërkuar të takoheshin. “Ka qenë ora 01: 30- 02: 00 e mëngjesit, ku Ajshja doli nga shtëpia pas një telefonate që unë i bëra. Vendosëm të takoheshim në arën e cila ishte disa metra larg banesës, me qëllim që të mos na shikonin banorët përreth apo roja e hekurudhës. Ajshja mbante në trup të veshur rrobat e natës dhe atletet që unë ia kisha blerë”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij 80vjeçari. “Ajshja ndihej e turpëruar për shtatzëninë. Thoshte se barku po i rritej dhe familjarët do ta kuptojnë, dhe se ajo do tregonte që isha unë babai i fëmijës. I ofrova ndihmë për të abortuar fëmijën, por ajo nuk pranoi dhe reagoi ashpër duke më thënë se nuk do ta ndërpriste shtatzëninë dhe do të tregonte për lidhjen tonë. Pas debatit prej disa minutash, ajo më ktheu kurrizin gati për t’u larguar. Unë e qëllova me plumb pas koke. Pasi e vrava, vendosa t’ia pres kokën me thikën që e mbaja me vete, me qëllim që të vonoja identifikimin, por edhe të zhdukja provat nga vendi i ngjarjes”. Shaban Norja tregoi se pasi i ka prerë kokën, ia ka mbështjellë disa herë me plastmas, për ta flakur vetëm 150170 metra larg vendit të ngjarjes, në një kanal rreth 8 metra të thellë, i veshur me shkurre e ferra. “Fillimisht jam futur në shtëpinë e vjetër, e cila është ngjitur me shtëpinë e re ku unë jetoj, në lagjen “Partizani” të komunës Xhafzotaj, kam hequr këmishën, e cila ishte e gjakosur, ndërsa më pas kam fshehur thikën dhe pistoletën aty. Pas kësaj kam hyrë në shtëpinë ku jetoj dhe jam shtrirë në krevat”, ka deklaruar më tej 80-vjeçari.

Sipas Shabanit, ata kishin një lidhje prej afro katër vitesh, një lidhje e cila ishte ndërtuar me dëshirën e të dy palëve dhe se mbi vajzën nuk kishte ushtruar dhunë apo presion. Madje mësohet që ai kishte marrë një banesë me qira në lagjen Nr. 8 në Durrës, e cila ishte kthyer në strehëzën e “dashurisë” mes 80vjeçarit dhe Ajshes, gjatë kohës që kjo e fundit ndiqte studimet në shkollën e Medresesë. Madje, 80-vjeçari ka deklaruar se vazhdimisht i blinte rroba, dhurata, si dhe i jepte para sa herë që kjo i kërkonte. Sipas Policisë, Ajshja kishte një lidhje me 80vjeçarin dhe se telefonatat e shkëmbyera mes tyre ishin të shumta. Ndërsa për sa i përket faktit që askush nuk ka dëgjuar një të shtënë me armë zjarri, hetuesit e çështjes sqarojnë se krisma e armës së zjarrit e llojit pistoletë nuk është dëgjuar nga askush, pasi distanca e afërt nga është qëlluar objektivi, bën të mundur izolimin e zhurmës.




Share |
comments