Psikologet Analizojne. Eshte e sakte... ?

Epidemia e grabitjeve dhe akteve të dhunës në rrugë nga grupet e adoleshentëve dhe të rinjve, sipas psikologëve tregojnë se shoqëria jonë është tronditur nga themelet. Sipas tyre, kjo është krizë e shtetit, mosfunksionimit të institucioneve të tij, krizë e familjes, shkollës dhe shoqërisë në tërësi.
"Po të vini re edhe ata fëmijë që shfaqen me një agresivitet të tepruar, duke sulmuar edhe bashkëmoshatarët e tyre, por edhe më të rritur për të mbijetuar, i mungon besimi, e kanë të dëmtuar besimin. Kjo për shkak të një neglizhimi afatgjatë, qoftë nga familja, qoftë nga institucionet përgjegjëse. Nga ana tjetër i vihet shumë theksi identifikimit të vlerësimit të nevojave të familjes, të nevojave primare të këtij fëmije dhe marrjes përsipër të një programi korrektimi, që e përmirëson situatën e këtyre të rinjve dhe i ekspozon ata në marrëdhënie me disa oferta të reja. Këtu te ne nuk ka as sistem mbrojtje, as shërbimesh, as korrektimi", thotë Belioza Coku, psikologe.

Nje pjese e ketyre adoleshenteve kane migruar nga zonat rurale drejt qyteteve dhe përballen me ndryshime të mëdha, brenda grupeve të tyre.
"Çfarë kanë marrë nga familja, e aplikojnë edhe në marrëdhënie me të tjerët, sidomos me bashkëmoshatarët. Karakteristika e adoleshentëve janë pjesë e presionit të grupit, identitetin e tyre e zhvillojnë si pjesë e grupit. Për këtë arsye krijohet edhe presioni i grupit, që ata imitojnë njëri-tjetrin në grupe, sepse kështu ndihen më të sigurt dhe nga ana tjetër marrin kohë mjaftueshëm që të ndërtojnë kufijtë e një individualiteti të tyre, duke u shkëputur nga familja. Adoleshenca shoqërohet edhe me fenomenin e bulizmit, ku rritet agresiviteti, sulmojnë njëri-tjetri dhe herë pas herë agresohen edhe me të rriturit që janë përreth tyre", tha Coku.
Nje pjese e madhe e adoleshenteve dhe paraadoleshenteve përdorin marijuane, alkool dhe shfaqin shenja depresioni. Numri i tyre është në rritje, ndaj kërkohet një kontroll më i fortë në familje dhe në shkollë.
"Alkooli, tek nën 12-vjeçarët, kemi vërejtur në studimin e fundit se 29 për qind e tyre eksperimentojnë, ndërkohë që shifra më parë ka qenë 19 për qind, pra rritja është shumë domethënëse. Gjithashtu, lidhur me eksperimentimin e marijuanës tek të rinjtë, kemi 17.5 për qind shifrën e fundit, ndërkohë që kjo shifër ka qenë 5.4 për qind.Mbetet pothuajse e qëndrueshmë shifra e ofrimit të drogave në mjediset e shkollës, rreth 8 për qind", thotë Alban Ylli, ekspert në ISHP.

Adoleshentet e kalojne pjesen me te madhe te kohes duke qendruar brenda nje grupi, ku me i forti percakton rregullat. Jane te paktë ata qe merren me aktivitete te ndryshme, ndërsa pjesa derrmuese janë jashtë kontrollit, si te familjes ashtu edhe shkolles. Kemi arsye të besojmë, se kjo duhet të ketë ardhur si pasojë e një urbanizimi të shpejtë, e një aksesi më të madh ndaj disa produkteve me risk. Mund të ketë lidhje kjo edhe me një përpjekje të të imituarit të stilit perëndimor të jetesës", thotë Ylli.
Share |
comments