Fyle: Shqipëria, status me kushte.

Ashtu siç pritej, Komisioni Evropian ka rekomanduar dhenien Shqipërisë te statusit te vendit kandidat duke i lene si kusht plotësimin e tre detyrave kryesore: reformen ne gjyqesor, ne administratën publike dhe ate parlamentare.
Permbushja e ketyre kushteve, i hap driten jeshile marrjes se statusit te plote, per tu bere kandidat per ne BE. Deklarata eshte bere nga eurokomisioneri per Zgjerim Stefan Fyle gjate punimeve te komitetit per punet e jashtme te Parlamentit Evropian. “Shqiperia ka bere progres te konsiderueshem, sidomos ne marrëveshjet mes partive per reformat e kerkuara nga Bashkimi Evropain. Jane ndermarre disa reforma te konsiderueshme te percaktuara edhe ne opinionin e Komisionit Evropian. Duke pare kete progres komisioni rekomandon se keshilli duhet t’i jape Shqipërisë statusin e vendit kandidat me kusht qe reforma kyçe ne sistemin gjyqësor dhe administratën publike te plotësohen, ashtu si dhe reforma parlamentare. Komisioni do te hartoje nje raport sapo te jete arritur ky progres”,u shpreh Fyle. Shqipëria merr kete pergjigje pozitive per statusin e kandidatit pas deshtimit per dy vite radhazi. Aplikimi per statusin u dorezua ne pranveren e vitit 2010 nga kryeministri Berisha ne kohen kur presidencën unionit e mbante Çekia.

Urime Shqiperise.
Share |
comments