Psikologia vret veten pasi pedofili i liruar godet sërish.

Një psikologe në Britaninë e Madhe vrau veten pasi një pedofil i liruar me vendimin e saj sulmoi barbarisht një vogëlush 10 vjeçar pak minuta pasi ishte liruar. Lisa Derriscott, 33 vjeç, fajësonte veten për lirimin e tij, edhe pse në fakt ishte një ekip që vendosi që Shaun Tudor të ishte i lirë për dy orë, pasi kishte 23 vite në psikiatri, i dënuar për abuzime seksuale me djem të mitur.
Por vetëm dhjetë minuta pasi doli, ai sulmoi një fëmijë tjetër.

Psikologia u gjet e vetëvrarë në makinën e saj, ndërsa kishte lënë një shënim. Pas sulmit të pedofilit, psikologia pësoi një krizë të rëndë dhe nuk e mori veten.
Share |
comments