Tentoj te akuzoj se vajza ka qene e padegjuar... tentoj te akuzoj se populli im nuk deshiron te kulturohet... tentoj te akuzoj se Psikologu eshte thjesht nje figure luksi dhe jo nje profesion qe te jete ne frontin ballor te luftes per mireqenien psikologjike te njerezimit... TENTOJ !!!

Një 19-vjeçare ka humbur jetën sot herët në mëngjes, pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen 7 të qytetit të Durrësit.
Viktima është Glentiana Sura dhe mësohet se viktima humbi jetën në spitali.
Policia bëri të ditur se vajza jetonte me prindërit në një shtëpi private. Mësohet se pak pasi është ngritur nga gjumi Gentina ka kapërcyer rrugën dhe është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj. Sipas hetimeve të policisë, në momentin që vajza ka arritur në sheshin e pushimit në katit të katërt, është hedhur prej aty nga lartësia disa metra. 19-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të shumta ka gjetur vdekjen.
Policia ngre pistën e parë, dyshon se vajza është vetëvrarë.
Të kontaktuar nga efektivët, familjarët e Gentinës mohojnë të kenë pasur ndonjë konflikt apo debat me vajzën e tyre.
Ata ndodhen në gjendje të shokuar, ndërsa mbeten ende mister arsyet që mund të kenë çuar vajzën në vendimin e ekstrem të vetëvrasjes.
Share |
comments